Ne kemi siguruar një përzgjedhje të kujdesshme të stafit teknik veçanarisht të operatorëve shpues duke iu përgjigjur konkurencës dhe tregut në industrinë minerare brenda dhe jashtë vendit. Kjo na ka siguruar që aktiviteti i shpimeve eksploruese të shtrihet në gjithë territorin Shqiptarë, përfshirë edhe Kosovën.
Personeli shpues varion nga ai me një përvojë 30 vjeçare deri tek moshat e reja, duke ruajtur dhe siguruar dinamiken në vazhdimësi të aktivitetit të kompanisë.
Operatorët kanë fituar aftësi për kryerjen e punimeve në formacione gjeologjike :
- Në zona argjilore me mbipresione anësore
- Zona tektonike dhe të prishura
- Zona me prurje ujërash artesian duke izoluar rrjedhjet
- Prerjet litologjike pa kohezion, rëra dhe në kavitete me humbje të plote qarkullimi
Donna Legisi
Zotëron aftësi të larta menaxheriale e teknike. Ka punuar dhe zhvillon aktivitet intensive në shumë vende të Europës (Gjermani, Francë, Kroaci, Serbi, Bosnje - Hercegovinë, Shqipëri, Qipro etj); Lindjes së Mesme (Katar, Arabia Saudite, Oman) si edhe Azise Qëndrore (Gjeorgji, Kazakistan, Azerbaixhan) me synim rritjen dhe vendosjen e kontakteve te reja me kompani drilluese. Zotëron disa gjuhe te huaja si Anglisht, Italisht, Spanisht. Eshte trajnuar në Gjërmani në fushen e marketingut dhe ekspertizës së kontratave në biznes, dhe së fundmi ka mbyllur edhe Masterin e saj te dytë në Interior Design - në një nga Universitet me prestigjoze të Europës në këtë fushë.
Martin Legisi
Ing.gjeolog me përvojë 33 vjeçare në fushën e kërkimeve e studimeve gjeologjike-gjeoteknike dhe hidrogjeologjike. Hartues dhe zbatues i disa projekteve kërkimore. Nga viti 2005 deri më sot ushtron aktivitet me shpime eksplorimi të karakterit gjeologjik, gjeoteknik e hidrogjeologjik. Angazhuar me kompani të huaja dhe me GEO-DM shpk. ka arritur rezultate të larta në zhvillimin dhe kryerjen e projekteve eksploruese për shumicën e mineraleve metalore. Mban dhe zhvillon korrespondenca me shumë kompani në Europe duke rritur nivelin dhe cilësinë e projekteve teknike.
Ilirjan Bushpepa
Menaxher Teknik dhe operator në kompaninë GEO-DM shpk. Ka përvojë në indrustrinë mekanike dhe e mbulon këtë linjë me nivel të lartë. Në këtë profesion ka ushtruar aktivitet 2 vjecar në Londër dhe më vonë në disa kompani Shqiptare.
Išak Tufek
Supervizor & Operator, me përvojë 30 vjeçare në kryerjen e punimeve të shpimeve eksploruese në Turqi, Indonezi dhe vënde të ndryshme në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Zotëron aftësi profesionale të larta duke kryer shpime me thellësi deri në 1500m.
Artan Nikolli
Operator në kompaninë GEO-DM shpk. Ka kryer këtë detyrë me profesinalizëm dhe në pavarësi të plotë, në shumë projekte eksplorimi në Shqipëri dhe Kosovë. Ka marrë pjesë në trajnime me operatore të huaj në projekte veçanërisht në territorin e Kosovës.
Ekuipazhi Mbështetës
Ka në përbërje financier, ndihmës/operator etj, që suportojnë në mënyrë të vazhdueshme projektet e eksplorimit që zhvillon kompania.