• 2011

    Krijohet Shoqëria “GEO-DM” me objekt:

  • Studime, mbikqyerje, monitorime në veprimtarinë e kërkim – zbulimit të mineraleve.
  • Projektime, konsulencë, vlerësime për veprimtarinë minerale te kërkim – zbulimit të mineraleve.
  • Shpime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe hidrogjeologjike.
  • Projektime, adaptime dhe restaurim arkitektonik. Arredime interieri dhe  projektime eksterieri.

Objektet e eksplorimit janë orientuar në punimet e shpim – kërkimit dhe vlerësimit gjeologjik në bakër, ar, krom, titanomagnetitite dhe rëra bituminoze. Ato shtrihen nga Kosova deri në Selenicë dhe përfshijnë objektet Suharekë, Bellosicë, Kaçanik, Hani Elezit, Slivovë (Kosovë), Bregu i Bibës (Tropojë), Gjazuj, Ungrej, Kashnjet (Mirditë,Lezhë), Visokë, Kasnicë, Patos fshat (Patos) dhe Treblovë (Vlorë). Volumi i shpimeve të kryera në këto objekte arrin deri në 35000m.

Kontratat

Në 100% të rasteve kontratat janë lidhur me kompani të huaja me aktivitet eksplorues në territorin Shqiptar dhe Kosovë.

Supervizimi

Është kryer nga ekspertë të huaj me vleresim si punime me kualitet të lartë brenda standarteve të Kodeve Ndërkombëtare.(Jorc & NI 43-101)

Arritjet

GEO-DM është një nga operatorët kryesorë Shqiptarë në kryerjen e punimeve të shpimeve me diamant me marrje kampioni, për verifikimin e burimeve minerale në bakër, krom, ar, titanomagnetitite ,plumb, zink dhe hekur nikel.

Bashkpunimi

Ne bashkëpunojmë me kompani të ngjashme, veçanërisht marrim konsulencë me shoqerinë e shpimeve Son-Mak, Barkom, Atlas Copco, Boart Longyear dhe kemi mbështetje të plotë teknike për të gjitha pajisjet dhe makineritë e shpimit.

Kompania GEO-DM Sh.p.k. ka në përbërje një flotë (makineri, pajisje) dhe burime njerëzore me eksperience dhe aftësi për të realizuar:

  • Shpime eksplorimi në sipërfaqe dhe nëntokë me diamant me marrje kampioni deri në thellësi 1200m (BQ- PQ). (Wireline Double Tube &Triple tube Core Barrel system)
  • Shpime gjeoteknike dhe SPT
  • Shpime hidrogjeologjike
  • Shpime me kampion të orientuar me instrument Reflex ACT-III Tools (digjital)
  • Matje të deviacioneve të shpimeve me pajisje Survey Reflex instrument (digjital)
  • Studime me karakter gjeologjik, gjeoteknik dhe hidrogjeologjik