-
Geo - DM
Ambienti, Shëndeti dhe Siguria
Kompania aplikon dhe respekton të gjitha proçedurat lidhur me ambientin sipas legjislacionit Shqiptar apo vendeve ku ushtrohet aktiviteti. Për këtë shkak bëhen rregullisht kontrolle për verifikimin e pajtueshmërisë me ligjet ambientale. Solucionet apo polimerët që përdoren në shpime janë të çertifikuara dhe miqësore me ambientin. Nuk përdoret asnjë lëndë toksike në punë.
Gjithashtu kompania ndjek dhe zbaton rregulla strikte lidhur me shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Ato përbëjnë prioritet kyç gjatë gjithë veprimtarisë ushtrimore të aktivitetit me synim parandalimin e çdo aksidenti në punë. Kryhen trajnime dhe kontrolle periodike për pajtueshmërinë me rregullat e teknikës së sigurimit lidhur me perdorimin e pajisjeve mbrojtëse, përdorimin e alkolit, drogës etj.
Për këtë qëllim, shpeshherë bëhen teste të rastësishme nëse zbatohen ose jo të gjitha rregullat e parashikuara. Kompania bashkëpunon dhe mirëpret çdo kontroll apo informacion të klientit sipas marrëveshjeve kontraktuale.